ShowBiz

“Paskam pritur 33 vite për të”, Ana Kallaku emocionon me fjalët për partneren e re të Besit

Ana Kallaku ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas disa deklaratave të ndjera për partneren e re të vëllait të saj, aktorit Bes Kallaku.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, moderatorja ka folur hapur për raportin që ka krijuar me Ejonën, duke treguar se ajo tashmë është bërë shumë e dashur për familjen e tyre.

Ana publikoi edhe një foto ku shfaqej e përqafuar me partneren e re të Besit, megjithëse kishte zgjedhur t’ia mbulonte portretin për të respektuar privatësinë e saj.

Ndjekësit kanë qenë tepër kuriozë për marrëdhënien mes tyre, ndërsa Ana nuk i kurseu fjalët e bukura për kunatën e re.

“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën 😍 Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të 🥺🙏,” – shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se e ka pritur me shumë dashuri hyrjen e saj në familje.

Komentet e Anës janë pritur mjaft pozitivisht nga ndjekësit, të cilët kanë nisur menjëherë të aludojnë për një lidhje serioze mes Besit dhe Ejonës.

Po ashtu, shumë fansa kanë pyetur nëse çifti do të vendosë të dalë publikisht së shpejti, por Ana sqaroi se zgjedhja për të mos u ekspozuar është krejtësisht e Ejonës.

“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë, për të mos u ekspozuar 🤍🙏,” – u shpreh ajo.

Duket se partnerja e re e Bes Kallakut ka fituar jo vetëm zemrën e aktorit, por edhe dashurinë e familjes së tij.

Burimi;https://www.instagram.com/ana_kallaku/

Foto;https://www.instagram.com/ana_kallaku/