ShowBiz

Kushtrimi dhe Aurora kapen “mat” duke u puthur në një club në Prishtinë

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, duket se raporti mes Kushtrimit dhe Aurorës ka marrë një tjetër drejtim. Dy ish-banorët, të cilët shpesh u komentuan për afrimitetin e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi, janë parë shumë pranë njëri-tjetrit në një club në Prishtinë.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjet i kanë kapur ata gjatë performancës së Cllevios në një nga club-et më të frekuentuara të kryeqytetit kosovar. Sipas dëshmitarëve okularë, dyshja kanë kaluar gjithë mbrëmjen bashkë, duke mos u ndarë për asnjë moment.

Madje, burimet bëjnë të ditur se Kushtrimi dhe Aurora janë parë duke shkëmbyer edhe puthje në publik, gjë që ka shtuar menjëherë dyshimet për një romancë mes tyre.

Fansat e “Big Brother VIP” e kishin vënë re kimi-në mes tyre që gjatë spektaklit, por jashtë shtëpisë duket se lidhja është forcuar edhe më shumë. Afërsia dhe komoditeti që tregojnë pranë njëri-tjetrit po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Kushtrimi po vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore me koncerte dhe mbrëmje live, ndërsa Aurora është fokusuar në projekte të reja televizive.

Burimi;https://www.instagram.com/kushtrimkelani/

Foto;https://www.instagram.com/kushtrimkelani/