ShowBiz

Dua Lipa publikon pamje të reja nga ceremonia e kurorëzimit në Londër

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente të reja nga ceremonia e kurorëzimit me aktorin britanik Callum Turner, e zhvilluar më 31 maj në Londër.

Artistja publikoi në Instagram disa fotografi nga ceremonia intime e mbajtur në Old Marylebone Town Hall, duke e shoqëruar postimin me datën “31.05.2026”, ditën kur çifti kurorëzoi zyrtarisht dashurinë e tyre dhe u bë burrë e grua.

Pamjet e publikuara tregojnë atmosferën elegante dhe private të ceremonisë, e cila u zhvillua larg vëmendjes së madhe mediatike dhe në praninë e një rrethi të ngushtë familjarësh dhe miqsh.

Megjithatë, ceremonia në Londër përbënte vetëm pjesën zyrtare të martesës. Sipas mediave ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Callum Turner po përgatiten tashmë për një festë madhështore tre-ditore në Sicili të Italisë.

Festimet pritet të zhvillohen nga 5 deri më 7 qershor në Villa Valguarnera, pranë qytetit të Palermos, një nga rezidencat më prestigjioze historike të rajonit.

Ngjarja parashikohet të jetë një festë ultra-luksoze, ku do të marrin pjesë emra të njohur nga bota e muzikës, filmit dhe shoubizit ndërkombëtar, duke e kthyer dasmën e çiftit në një nga eventet më të komentuara të vitit.

Burimi;https://www.instagram.com/dualipa

Foto;https://www.instagram.com/dualipa