ShowBiz

U përfolën për një lidhje, Loredana Brati sqaron raportin me Gjestin: Nuk kemi qenë bashkë në vilë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, ka vendosur t’u japë fund aludimeve që kanë qarkulluar prej javësh për një raport të mundshëm mes saj dhe këngëtarit Gjesti.

Pas deklaratave të bëra nga Xheneta Fetahu, e cila hodhi akuza dhe dyshime lidhur me marrëdhënien e tyre, Loredana ka reaguar gjatë një interviste në “Top Albania Radio”, ku ka sqaruar publikisht të vërtetën.

Ajo mohoi kategorikisht pretendimet se ka qëndruar në të njëjtën vilë me Gjestin, duke shpjeguar se gjithçka është keqinterpretuar.

“Ne kishim marrë një vilë, kur vajta unë atë natë, më thanë pronarët që mbrëmë ka qenë Gjesti. Ne s’kemi qenë me njëri-tjetrin”, u shpreh Loredana.

Sipas saj, artisti kishte qenë në vilë një ditë më herët së bashku me stafin e tij, ndërsa ajo kishte shkuar me shoqet e saj. Loredana shtoi se objekti frekuentohet shpesh nga figura të njohura dhe kjo ka sjellë konfuzion.

“Ai ishte me stafin e vet kur ka qenë te ajo vila. Unë kam qenë me shoqet e mia. Ka qenë dhe Brikena me Mateon, ka qenë dhe Xheneta. Është një vilë që bashkëpunojnë njerëzit”, tha ajo.

Loredana zbuloi gjithashtu se takimi i vetëm me Gjestin ka ndodhur në një moment të vështirë, gjatë varrimit të vëllait të artistit.

“Gjestin e kam takuar te varrimi i vëllait. Nuk kam thënë asnjëherë që më ka ngacmuar. Ndoshta është marrë ndryshe”, deklaroi ajo.

Në fund, ish-banorja theksoi se nuk ka pasur asnjë interes për të përdorur emra të njohur për vëmendje apo famë, duke sqaruar se bisedat që janë përfolur datojnë prej muajit nëntor dhe nuk kanë lidhje me një histori romantike.

Me këtë deklaratë, Loredana duket se ka dashur të mbyllë njëherë e mirë zërat që e kanë lidhur me fituesin e “Big Brother VIP Albania 4”.

Burimi;https://www.instagram.com/loredanabrati13/

Foto; https://www.instagram.com/loredanabrati13/