ShowBiz

Butrint Imeri dhe Su Burcu Yazgı Coşkun ndezin sërish thashethemet për romancë

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka organizuar së fundmi një event privat për prezantimin e albumit të tij më të ri, “I pari”, i cili do të publikohet zyrtarisht më 10 qershor. Në këtë mbrëmje ekskluzive morën pjesë familjarë, miq të afërt dhe bashkëpunëtorë të artistit.

Megjithatë, përveç projektit muzikor, vëmendjen e mediave rozë e ka rrëmbyer prania e aktores së njohur turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgı Coşkun. Aktorja ishte ndër të ftuarit e përzgjedhur të eventit, duke rikthyer menjëherë spekulimet për një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit.

Pamjet e siguruara nga emisioni “Prive” kanë treguar aktoren në ambientet e festës private, një detaj që ka shtuar edhe më shumë dyshimet e fansave dhe ndjekësve në rrjetet sociale. Duke qenë se aktiviteti kishte karakter mjaft intim dhe pjesëmarrja ishte e kufizuar, prania e Su Burcu Yazgı Coşkun është interpretuar nga shumëkush si një tregues i afërsisë së saj me artistin.

Edhe pse as Butrint Imeri dhe as aktorja turke nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar zërat për një romancë, paraqitja e tyre në të njëjtin event ka mjaftuar për të ndezur sërish diskutimet në median rozë.

Mbetet për t’u parë nëse dyshja do të vendosë të flasë hapur për raportin e tyre, apo do të vazhdojnë të mbajnë privat jetën personale.

Burimi;https://www.instagram.com/butrintimeri/

Foto;https://www.instagram.com/butrintimeri/