ShowBiz

Bleona “shpërthen” për Mimoza Ahmetin: “I f*cking LOVE HER!”

Bleona Qereti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një reagim plot entuziazëm për Mimoza Ahmetin, pas një momenti që është bërë viral në internet.

Në videon që po qarkullon gjerësisht në rrjet, Mimoza Ahmeti shfaqet e shtrirë duke interpretuar një këngë të artistes Soni Malaj. Momenti është pritur me shumë humor dhe ka gjeneruar mijëra reagime nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar spontanitetin dhe stilin e veçantë të poetes dhe shkrimtares së njohur.

Mes komenteve të shumta, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë reagimi i Bleona Qeretit. Këngëtarja shqiptare nuk i ka kursyer fjalët e admirimit, duke shkruar:

“I f*cking LOVE HER!!!”

Komenti i Bleonës është shpërndarë me shpejtësi nga përdoruesit e rrjeteve sociale, ndërsa shumë fansa e kanë cilësuar si një nga reagimet më epike dhe më spontane të momentit.

Edhe kësaj here, Mimoza Ahmeti ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes, duke dëshmuar se personaliteti i saj unik dhe mënyra e drejtpërdrejtë e të shprehurit vazhdojnë të ngjallin interes dhe diskutime në publik.

Burimi;https://www.instagram.com/bleona/

Foto; https://www.instagram.com/bleona/