Acromax Media GmbH ka vlerësuar moderatorin dhe prezantuesin Tenis Vllaçaj me një Çmim Mirënjohjeje, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij si prezantues zyrtar i spektaklit Miss Universe Albania që prej vitit 2022.
Në certifikatën e firmosur nga CEO i kompanisë, Aldor Nini, theksohet se profesionalizmi, karizma dhe përkushtimi i Vllaçajt në ekran kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e audiencës së spektaklit, duke ndikuar në zgjerimin e shikueshmërisë dhe angazhimit të publikut në platformat dixhitale, veçanërisht në YouTube dhe Instagram.
Acromax Media vlerëson se puna dhe përkushtimi i moderatorit kanë kontribuar ndjeshëm në promovimin dhe suksesin e vazhdueshëm të Miss Universe Albania, duke e kthyer atë në një nga figurat më të identifikuara me konkursin gjatë viteve të fundit
.
Përmes këtij çmimi, kompania shpreh mirënjohjen dhe respektin e saj për ndikimin pozitiv që Tenis Vllaçaj ka pasur në zhvillimin dhe rritjen e profilit të Miss Universe Albania, si në ekran ashtu edhe në hapësirën dixhitale.