ShowBiz

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e madh, nisin bashkëjetesën në Tiranë

Pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother VIP Albania 5, ku Selin doli fituese dhe romanca mes saj dhe Gimbos fitoi vëmendjen e publikut, çifti duket se ka vendosur ta çojë lidhjen në një tjetër nivel.

Sipas burimeve të siguruara nga “Prive”, Selin dhe Gimbo kanë nisur tashmë bashkëjetesën, duke ndarë të njëjtën shtëpi në Tiranë. Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, duke treguar se lidhja po forcohet edhe larg vëmendjes së kamerave.

Edhe pse Gimbo vazhdon të jetë i angazhuar me projekte dhe koncerte, duke udhëtuar shpesh për shkak të natyrës së punës së tij, kryeqyteti shqiptar po shndërrohet gjithnjë e më shumë në bazën e tij kryesore.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ata po përpiqen të gjejnë balancën mes angazhimeve profesionale dhe kohës së kaluar së bashku. Mes pushimeve, udhëtimeve dhe aktiviteteve artistike, Selin dhe Gimbo po shijojnë lidhjen e tyre, pak para nisjes së sezonit intensiv veror.

Ky vendim për të bashkëjetuar shihet si një tregues i qartë se romanca e lindur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri po vazhdon me sukses edhe në jetën reale, duke i bërë fansat të besojnë se historia e tyre sapo ka hyrë në një fazë të re.

Burimi; https://www.instagram.com/selinbollatii

Foto; https://www.instagram.com/selinbollatii