Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, dhe bashkëshortja e tij Eronita, po shijojnë një nga periudhat më të lumtura të jetës së tyre pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.
Çifti së fundmi u bënë prindër, duke mirëpritur fëmijën e tyre në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, një moment që solli gëzim të madh për familjen dhe admiruesit e tyre.
Pas këtij kapitulli të ri në jetën e tyre, Blero dhe Eronita kanë vendosur të marrin pak kohë larg angazhimeve të përditshme për të shijuar ditët e para si prindër.
Nga Sarajeva, ku erdhi në jetë djali i tyre, çifti ka udhëtuar drejt bregdetit për disa ditë relaksi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blero bëri të ditur se destinacioni i tyre i zgjedhur është Ulqini, ku po kalojnë momente të qeta pranë detit.
Ky udhëtim shënon pushimin e tyre të parë si familje dhe një mundësi të veçantë për të krijuar kujtimet e para me të porsalindurin.
Ndërkohë, këngëtari ka qenë më i tërhequr nga aktivitetet muzikore gjatë kësaj periudhe, duke ia kushtuar kohën familjes dhe rolit të ri si baba.
Burimi;https://www.instagram.com/bleromuharremi/
Foto;https://www.instagram.com/bleromuharremi/