Vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të pediatrit dhe neonatologut të njohur, Dr. Edi Tushe, drejtuesja e klinikës “Vera-Virhov”, Genta Dedej, është vënë në qendër të reagimeve në rrjetet sociale pas intervistave të saj të fundit televizive.
Në vend që vëmendja të përqendrohej te figura dhe kontributi i mjekut të ndjerë, Dedej riktheu në diskutim përplasjen e mëparshme mes klinikës dhe influencueses Eliona Pitarka, një çështje që kishte marrë jehonë publike muaj më parë.
Deklarata që shkaktoi më shumë debat ishte ajo ku Dedej u shpreh se Dr. Edi Tushe nuk e kishte lejuar ta çonte Pitarkën në gjyq “për hir të fëmijëve”. Ajo la të kuptohej gjithashtu se kjo situatë kishte ndikuar emocionalisht te mjeku, duke e paraqitur si një barrë që ai kishte mbajtur për një kohë të gjatë.
Këto komente nuk u pritën mirë nga një pjesë e publikut. Shumë ndjekës i konsideruan deklaratat të papërshtatshme për momentin, duke argumentuar se vetëm pak ditë pas humbjes së mjekut, fokusi duhej të ishte te kujtimi dhe respekti për figurën e tij.
Në rrjet nuk munguan komentet kritike, ku përdoruesit shprehën pakënaqësinë për rikthimin e një debati të vjetër në një periudhë zie. Disa prej tyre e cilësuan intervistën “të panevojshme” dhe “pa ndjeshmëri”, ndërsa të tjerë kërkuan që emri i Dr. Tushes të mos përfshihej në polemika publike menjëherë pas ndarjes së tij nga jeta.
Burimi;https://www.instagram.com/elionapitarka/
Foto;https://www.instagram.com/elionapitarka/