ShowBiz

Ribashkimi me djemtë i kthen shpresën Britney Spears: “Shpresoj të kem edhe një fëmijë”

 Britney Spears ka ndarë një dëshirë shumë personale me fansat e saj, duke zbuluar se shpreson që një ditë të bëhet sërish nënë. Këngëtarja 44-vjeçare e bëri rrëfimin përmes një postimi në Instagram në Ditën e Baballarëve, ku publikoi një video duke kërcyer me një fustan të verdhë dhe duke mbajtur në duar një kitarë të vogël.

Në përshkrimin e videos, Spears tregoi se instrumenti i kujton foshnjat dhe se e kishte blerë gjatë një udhëtimi në Meksikë me shpresën që një ditë të ketë një tjetër fëmijë. “E bleva këtë në Meksikë me shpresën se një ditë mund të kem një tjetër foshnjë”, shkroi ajo.

Artistja është nënë e dy djemve, Sean Preston (20 vjeç) dhe Jayden James (19 vjeç), të cilët i ka nga martesa me ish-bashkëshortin Kevin Federline. Sipas raportimeve të mediave amerikane, marrëdhënia e saj me djemtë është përmirësuar ndjeshëm muajt e fundit pas një periudhe të vështirë largësie dhe tensionesh familjare.

Burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur se Spears po kalon një periudhë më të qetë dhe pozitive pas trajtimit rehabilitues që ndoqi këtë vit. Raportohet se djemtë e saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rikuperimin emocional të artistes, duke e mbështetur dhe inkurajuar të kërkonte ndihmë profesionale.

Dëshira e Britney Spears për të zgjeruar familjen vjen katër vite pasi ajo përjetoi humbjen e një shtatzënie në vitin 2022, një ngjarje që e kishte prekur thellë këngëtaren.

Burimi; https://pagesix.com/2026/06/21/celebrity-news/britney-spears-says-she-wants-to-have-another-baby

Foto; https://www.instagram.com/britneyspears/