ShowBiz

Benita Zena për ish-partnerin Endri: Ishte dashuri e sinqertë, por nuk besoj te rikthimet

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka folur hapur për marrëdhënien e saj me ish-partnerin Endri, duke treguar se nuk ka asnjë pendesë për historinë që kanë ndarë së bashku.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Benita rrëfeu se lidhja e tyre kishte nisur kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe kishte zgjatur deri një ose dy vjet para hyrjes së saj në Big Brother.

Ajo u shpreh se çdo përvojë në jetën e saj ka pasur një arsye dhe se nuk do të ndryshonte asgjë nga e kaluara.

“Unë në jetën time nuk pendohem për asgjë. Ka filluar shumë në moshë të re, 15 vjeç… Ka ecur deri kur ka ecur, nuk ka funksionuar më”, tha Benita.

Benita e përshkroi marrëdhënien me Endrin si një dashuri të pastër dhe të sinqertë, duke theksuar se lidhja e tyre nuk ishte ndërtuar mbi interesa materiale apo luks.

“Ka qenë dashuri reale, pa hile. Nuk kemi ditur gjëra të luksit, kemi pasur gjëra të sinqerta”, u shpreh ajo.

Megjithatë, ish-banorja e BBVK4 e bëri të qartë se nuk beson te rikthimi i një lidhjeje pasi ajo ka marrë fund.

“Diçka që thyhet nuk ka më ribashkim”, deklaroi Benita, duke lënë të kuptohet se kapitulli me ish-partnerin e saj është mbyllur përfundimisht.

Deklarata e saj vjen pasi Benita ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes me intervistat ku ka folur për eksperiencën në Big Brother VIP Kosova, si dhe për këndvështrimet e saj mbi dashurinë dhe marrëdhëniet.