Lifestyle

Parashikimi i motit 3 Korrik

Sipas MeteoAlb: Tërheqja e valës Afrikane ka sjellë freskim të menjëhershëm të kushteve atmosferike në territorin Shqiptar; Megjithatë; Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare NDERSA gjatë pasdites vranësirat do të bëhen akoma më të shpeshta të cilat në zonat veriore dhe verilindore do të krijojnë mundësi për rrebeshe shiu; Po ashtu zona të izoluara në Qendër të territorit do të ketë shira afat – shkurtër; Mbrëmja dhe nata do të ri-sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RENIE të tyre duke luhatur vlerat ditore; nga 14°C temperatura minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 34°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Koplik. 

Era do fryjë mesatare POR herë pas – here e fortë; me shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 apo 3 ballë.

Burimi; https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-3-korrik-2026/

Foto;Freepik.com