ShowBiz

Don Xhoni thyen heshtjen për Loredana Bratin: “Kam shumë respekt për të”

Reperi i njohur Don Xhoni ka folur për herë të parë publikisht për raportin e tij me Loredana Bratin, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar prej muajsh në rrjetet sociale.

Artisti, i cili së fundmi publikoi albumin e tij më të ri “100%”, është rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për jetën e tij personale. Gjatë promovimit të albumit, ai u përball me pyetje që shkonin përtej muzikës, mes tyre edhe për marrëdhënien me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati.

Interesi i publikut u shtua pasi Loredana nuk u pa në asnjërën prej videove promovuese të albumit, ku morën pjesë emra të njohur të skenës shqiptare, si Adelina Ismaili dhe Vedat Bajrami.

I pyetur për mungesën e saj në fushatën promovuese, Don Xhoni sqaroi se mes tyre vazhdon të ketë një raport shumë të mirë dhe shprehu vlerësimin që ka për të.

“Lori është shumë mirë, shumë ‘nice’. Kam shumë respekt për të. Raporti sot me të është shumë i mirë, është shumë vajzë e mirë dhe ia uroj të gjitha të mirat”, u shpreh reperi në një intervistë për Prive.

Deklarata e tij vjen pas muajsh spekulimesh për një romancë të mundshme mes tyre. Don Xhoni dhe Loredana Brati u panë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa ndërveprimet dhe komentet e tyre në rrjetet sociale shtuan dyshimet se mes tyre mund të kishte më shumë se miqësi.

Megjithatë, me deklaratën e fundit, reperi zgjodhi të flasë me respekt për Loredanën, pa dhënë detaje të tjera mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, duke lënë të kuptohet se mes tyre ekziston një raport i mirë dhe mirëkuptim i ndërsjellë.