ShowBiz

Pas afrimitetit të shumëpërfolur, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram

Një lëvizje e fundit në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te raporti mes Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulës, dy artistëve që prej muajsh kanë qenë në qendër të spekulimeve për një afërsi mes tyre.

Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit dhe që ka nxitur menjëherë aludime për një ftohje të mundshme në raportin e tyre.

Sipas raportimeve të Prive by Liberta Spahiu, marrëdhënia mes Xhensilës dhe Ledrit nuk ka qenë më e njëjtë prej disa kohësh, ndërsa distancimi mes tyre mund të ketë nisur më herët. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e artistëve lidhur me këto pretendime.

Ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendje është koha kur ndodhi ky ndryshim. “Unfollow”-i erdhi vetëm një ditë pas festimit të 40-vjetorit të Ledri Vulës, në një moment kur shumë fansa prisnin që Xhensila ta uronte publikisht. Një urim i tillë nuk u publikua, ndërsa në vend të tij u vu re se artistët nuk figuronin më në listën e ndjekjeve të njëri-tjetrit.

Prej rreth një viti, Ledri dhe Xhensila kanë qenë vazhdimisht objekt i lajmeve rozë, pas disa paraqitjeve të përbashkëta dhe momenteve që kanë ushqyer zërat për një lidhje të mundshme. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar publikisht natyrën e raportit që i lidh.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse ky veprim në rrjetet sociale sinjalizon një distancim mes tyre apo është thjesht një vendim personal, ndërsa fansat vazhdojnë të komentojnë dhe të spekulojnë mbi zhvillimet e fundit.