ShowBiz

Livia Brunga tregon me cilin futbollist shqiptar do të dilte në takim: “Më duket simpatik”

Moderatorja Livia Brunga ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku iu përgjigj me sportivitet dhe humor disa pyetjeve pikante nga Françeska Rustemi.

Gjatë rubrikës, Livias iu propozua një sfidë argëtuese: të zgjidhte me cilin futbollist shqiptar do të martohej, me cilin do të dilte në një takim dhe cilin do ta bllokonte në Instagram.

Sa i përket martesës, moderatorja u shpreh se nuk do të zgjidhte asnjë prej futbollistëve shqiptarë, duke argumentuar se shumica prej tyre janë tashmë në një lidhje ose të martuar.

“Me asnjë nga ata. Janë të gjithë djem që deri diku janë të martuar dhe nuk më duket me vend të përmend njërin prej tyre”, u shpreh ajo.

Livia u pyet edhe nëse ka bllokuar ndonjëherë ndonjë futbollist në Instagram, por përgjigjja e saj ishte e prerë.

“Bllok nuk i bëj askujt. Nuk e kam atë stil dhe nuk kam asnjë arsye t’i bëj bllok një futbollisti.”

Megjithatë, kur erdhi momenti për të zgjedhur një futbollist me të cilin do të pranonte të dilte qoftë edhe për një takim miqësor, moderatorja përmendi emrin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

“Një futbollist që më duket simpatik, edhe për mënyrën e komunikimit, është Bajrami, mbase.”

Deklarata e saj u prit me buzëqeshje në studio dhe nuk vonoi të tërhiqte vëmendjen edhe në rrjetet sociale, ku fansat komentuan zgjedhjen e moderatores.

Livia Brunga njihet për natyrën e saj spontane dhe përgjigjet pa komplekse, ndërsa edhe këtë herë arriti të krijojë një moment argëtues, duke iu përgjigjur pyetjeve me humor, por edhe me kujdes për të mos krijuar keqkuptime.