Fituesja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, e njohur si Xhuli, ka publikuar episodin e dytë të dokumentarit të saj “Eagle Queen”, ku ka ndarë momente personale nga rrugëtimi drejt mëmësisë.
Në dokumentar, Xhuli ka treguar se personi i parë që kontaktoi pas rezultatit pozitiv të testit të shtatzënisë ishte gjyshja e saj finlandeze, 96-vjeçare.
Ajo ka folur hapur edhe për vendimin për t’iu nënshtruar procedurës së fertilizimit in vitro (IVF), duke theksuar se komentet dhe kritikat në rrjetet sociale nuk kanë ndikuar në zgjedhjen e saj.
“Nesër ndoshta martohem e gjej një partner shumë të mirë, do të jetë prind e babai për fëmijët e mi, pse jo”, është shprehur Xhuli, duke lënë të kuptohet se mbetet e hapur ndaj mundësive që mund t’i sjellë e ardhmja.
Episodi përfshin gjithashtu pamje nga festa e saj “Baby Shower”, ku ajo ka festuar ardhjen e foshnjëve së bashku me familjarë, miq dhe njerëz të afërt. Në mesin e të ftuarve ishte edhe aktivistja Vasfije Krasniqi.
Përmes dokumentarit “Eagle Queen”, Xhuli Nura po ndan me publikun momente personale dhe të papublikuara më parë nga një prej periudhave më të rëndësishme të jetës së saj.