ShowBiz

Hajdutët i hyjnë në shtëpi Angela Martinit, ja çfarë i vodhën…

Modelja shqiptare Angela Martini ka bërë të ditur se është grabitur në banesën e saj në Los Angeles.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Martini njoftoi se persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur çantat personale. Ajo publikoi edhe pamje nga kamerat e sigurisë, ku shihen lëvizjet e autorëve brenda dhe jashtë pronës.

“Unë, 24 orë pasi shtëpia ime në Los Angeles u grabit dhe çantat m’u vodhën”, shkroi modelja krahas një prej postimeve.

Në një reagim tjetër, Martini shprehu shqetësimin për situatën e sigurisë në zonën ku banon, duke theksuar se kriminaliteti përhapet kur komunitetet nuk i kushtojnë vëmendje.

Ajo ndau gjithashtu pamje të një personi të maskuar, i cili dyshohet se ka hyrë në banesë. “Pas çdo maske fshihet djali i dikujt. Gjashtë ditë më vonë, e njëjta lagje. Një tjetër grabitje”, shkroi Angela Martini.

Burimi;https://www.instagram.com/angela_martini/?hl=en

Foto;https://www.instagram.com/angela_martini/?hl=en