ShowBiz

Zendaya dhe nga miqësia te martesa speciale

Zendaya dhe Tom Holland  prej shumë vitesh e kanë mohuar lidhjen e tyre, po duket që marrëdhënia vec sa është forcuar. Por përse fituesja e Emmy-t dhe aktori britanik pritën kaq gjatë për ta bërë publike historinë e tyre?

 Ja si evoluoi miqësia mes dy protagonistëve të “Spider-Man” deri në një marrëdhënie romantike dhe, sipas raportimeve, një martesë të fshehtë.

Në vitin 2016 filluan dyshimet e para. Pak pasi u bë e ditur se Zendaya dhe Holland do të luanin së bashku në “Spider-Man: Homecoming”, dy aktorët nisën të shfaqeshin gjithnjë e më shpesh në rrjetet sociale të njëri-tjetrit.

 Në korrik 2016, publikuan një fotografi së bashku në pishinë dhe po atë muaj u shfaqën edhe në tapetin e tyre të parë të kuq si kolegë. Fotografia mjaftoi që fansat të nisnin menjëherë spekulimet për një romancë.

Më pas, në nëntor, dy aktorët u shfaqën në kopertinën e The Hollywood Reporter. Zendaya e quajti një “nder” mundësinë për ta ndarë atë moment me aktorin e ri që po luante Spider-Man-in.

Megjithatë në vitin 2017,  nisi të flitet seriozihst për këtzë lidhje.

Vera e vitit 2017, nis të flitet seriozisht për një lidhje. Zendaya dhe Holland morën pjesë në disa evente për promovimin e “Spider-Man: Homecoming”. Në shumicën e rasteve, gjuha e tyre e trupit dukej miqësore. Megjithatë, në korrik, People raportoi se të dy po frekuentoheshin.

“Ata nisën të dilnin së bashku gjatë xhirimeve të ‘Spider-Man’”, tha një burim në atë kohë. Sipas të njëjtit burim, të dy kishin një sens të ngjashëm humori dhe një kimi shumë të mirë.

Megjithatë, si Zendaya, ashtu edhe Holland i mohuan zërat. Zendaya ironizoi mbi pretendimin se kishin bërë pushime së bashku, ndërsa Holland iu përgjigj duke pyetur nëse turneu promocional mund të konsiderohej pushim.

“Jemi vetëm miq”

Në gusht 2017, Zendaya e bëri të qartë publikisht se Holland ishte thjesht një mik. “Është një djalë fantastik”, tha ajo për Variety. “Është fjalë për fjalë një nga miqtë e mi më të mirë.”

Ajo shtoi se muajt e gjatë të turneve promocionale i kishin afruar shumë, pasi shumë pak njerëz mund ta kuptonin çfarë do të thotë të përjetosh një ekspozim kaq të madh publik në moshën 20-vjeçare.

Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme, në dhjetor 2017 Holland u pa duke kaluar kohë me Zendaya-n dhe prindërit e saj në restorantin Bobby Van’s Central Park South. Sipas dëshmitarëve, ai “i magjepsi prindërit e saj”.

Në mars 2018, dy aktorët morën pjesë edhe në Oscar. Ecën veçmas në tapetin e kuq, por gjatë ceremonisë u ulën pranë njëri-tjetrit.

Met Gala 2018 dhe urimet e ditëlindjeve

Në maj 2018, Zendaya u shfaq në Met Gala me një look të frymëzuar nga Zhan D’Ark. Holland u shpreh asokohe: “Rroftë mbretëresha. Po shkëlqen, shoqe.”

Zendaya dhe Holland vazhduan të punonin së bashku në vazhdimin “Spider-Man: Far From Home”.

Edhe gjatë 2019 vazhdojnë thashethemet, por të dy lidhen me persona të tjerë

Gjatë promovimit të filmit në maj 2019, Holland publikoi një fotografi ku e kishte etiketuar Zendaya-n në një pozicion të çuditshëm. Ajo e ngacmoi publikisht duke i thënë se nuk dinte të përdorte Instagram-in. Në korrik, Holland mohoi sërish një marrëdhënie romantike dhe më pas u lidh me Olivia Bolton. Edhe Zendaya u përfol në periudhën 2019–2020 për një romancë me kolegun e saj të “Euphoria”, Jacob Elordi.

Pas katër vitesh spekulimesh, Zendaya dhe Holland u fotografuan duke u puthur në një makinë në korrik 2021, në zonën Silver Lake të Los Angeles-it. Ky ishte momenti kur marrëdhënia e tyre u konsiderua praktikisht e konfirmuar.

Gjatë promovimit të “Spider-Man: No Way Home”, çifti nisi të shfaqej më hapur së bashku. Zendaya foli me humor për xhirimin e skenave aksion me Holland, duke përmendur edhe diferencën në gjatësi mes tyre. Në një skenë, ajo ulej në tokë përpara tij dhe më pas përfundonte duke e kapur Holland-in, edhe pse ai supozohej të ishte superheroi.

Në gusht 2022, Holland udhëtoi nga New York-u në Budapest, ku Zendaya po xhironte “Dune: Part Two”. Ai mori një pushim nga xhirimet e “The Crowded Room” për të kaluar kohë me të.

Zendaya fitoi Emmy-n për aktoren më të mirë protagoniste në një serial dramatik. Edhe pse mori pjesë vetëm në event, Zendaya zbuloi se Holland ishte personi i parë të cilit i shkroi pas fitores.

Më 5 janar 2025, Zendaya u shfaq në Golden Globes me një unazë të madhe diamanti në dorën e majtë, duke nxitur menjëherë zëra për fejesë. Një ditë më vonë, mediat raportuan se çifti ishte fejuar. Sipas portalit, Holland i kishte propozuar mes Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, në një ambient shumë privat, në një nga shtëpitë e Zendaya-s.

Në SAG Actor Awards 2026, stilisti longtime i Zendaya-s, Law Roach, deklaroi se aktorja dhe Holland ishin martuar në fshehtësi. “Dasma ka ndodhur tashmë”, tha ai për Access Hollywood. “E humbët.” Më pas, Holland e konfirmoi indirekt martesën gjatë një interviste me Esquire në qershor 2026.

Më në fund vjen lajmi i shumëpritur: çifti i aktorëve Zendaya dhe Tom Holland organizuan një festë private martese në Beaverbrook Hotel, një rezidencë në Surrey, Angli.

“Tom dhe Zendaya bënë përpjekje të mëdha që të mos dilte asnjë informacion apo fotografi, ndaj as të ftuarit dhe as stafi nuk lejoheshin të përdornin telefonat”, tha një burim.

Vendi ku u organizua festa ndodhet rreth 24 kilometra larg zonës së Londrës Jugperëndimore ku Holland u rrit.

Nga miq e kolegë në sheshxhirim, te një nga çiftet më të ndjekura të Hollywood-it dhe më pas në një martesë të mbajtur pothuajse tërësisht larg publikut: Zendaya dhe Tom Holland kanë arritur ta ndërtojnë historinë e tyre duke zbuluar shumë pak dhe duke mbajtur pjesën më të rëndësishme vetëm për vete.