ShowBiz

Jeri Lalaj rrëfen pengun e jetës: Zoti nuk më dha fëmijë, djemtë e shoqeve i kam nipa

Jeri Lalaj ka folur me sinqeritet për jetën personale dhe mungesën e fëmijëve, gjatë një bisede në podcastin e Grida Dumës.

Ajo u shpreh se Zoti nuk ia dha mundësinë të bëhej nënë, por dashurinë për fëmijët e ka përjetuar përmes djemve të shoqeve, të cilët i konsideron si nipa.

“Zoti nuk më dha fëmijë. Djemtë e shoqeve i kam nipa”, rrëfeu Lalaj, duke ndarë një nga pjesët më intime të historisë së saj.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për dashurinë dhe përvojat personale, duke theksuar se çdo ndjenjë e fortë shoqërohet me një çmim.

“Dashuria vjen me kosto”, u shpreh Lalaj.

Rrëfimi i saj u karakterizua nga sinqeriteti dhe mungesa e përpjekjes për t’u dukur më e fortë se ç’është. Biseda solli për publikun histori, sfida dhe momente që kanë ndikuar në formimin e saj si njeri dhe profesioniste.