Shakira ka vizituar rajonin e Chocó-s në Kolumbi, një nga zonat më të prekura nga tërmeti me magnitudë 7.4, ku ka njoftuar një angazhim fillestar prej 1.25 milionë dollarësh për rindërtimin e objekteve arsimore të dëmtuara.
Këngëtarja kolumbiane ndaloi në Quibdó, kryeqytetin e Chocó-s, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara në shkolla dhe u takua me nxënës, mësues e përfaqësues lokalë.
Sipas saj, rikthimi i fëmijëve në mësim duhet të mbetet prioritet edhe pasi të zbehet vëmendja ndaj situatës emergjente. Në rajon janë dëmtuar dhjetëra institucione arsimore, ndërsa tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në banesa dhe infrastrukturë.
Fondet e premtuara përfshijnë 500 mijë dollarë nga FIFA Global Citizen Education Fund, 500 mijë dollarë nga Live Nation dhe 250 mijë dollarë nga CAF, Banka e Zhvillimit e Amerikës Latine dhe Karaibeve. Nisma do të zbatohet përmes fondacionit të saj, Fundación Pies Descalzos.
Përveç rindërtimit të shkollave, Shakira ka deklaruar se do të mbështesë edhe rikuperimin e Universitetit Teknologjik të Chocó-s, ndërsa filantropi Howard G. Buffett është angazhuar për rindërtimin e 10 shkollave të tjera në zonë.
Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë i shkallës Rihter më 10 gusht goditi një pjesë të madhe të Kolumbisë perëndimore, duke vrarë të paktën 287 persona dhe duke shkatërruar më shumë se 26,000 banesa, thanë autoritetet. Qeveria ka thënë se 194 persona janë të zhdukur, ndërsa bazat e të dhënave të tjera të drejtuara nga civilët e çojnë numrin në më shumë se 4,100 . Mijëra qendra arsimore u prekën.
Shakira e themeloi Fundación Pies Descalzos në vitin 1997 dhe prej dekadash është e angazhuar në projekte që synojnë zgjerimin e mundësive arsimore për fëmijët në komunitetet vulnerabël të Kolumbisë.
Burimi;https://apnews.com/article/shakira-colombia-earthquake-venezuela-choco-24d2e17840e954c9a27309dda28f526c
Foto;https://www.instagram.com/shakira/?hl=en