Dy evente të mëdha muzikore që pritej të zhvilloheshin në Abu Dhabi, me Shakirën dhe Christina Aguilera-n në qendër të vëmendjes, janë anuluar.
Organizatorët e festivalit “Offlimits Music Festival”, ku Shakira ishte planifikuar të performonte më 21 nëntor, kanë njoftuar anulimin e eventit dhe rimbursimin e biletave të blera nga publiku.
Në një mesazh të publikuar në faqen e festivalit, organizatorët kanë lënë të hapur mundësinë që eventi të rikthehet në vitin 2027, pa dhënë një arsye të detajuar për anulimin.
Ndërkohë, edhe koncerti i Christina Aguilera-s, i planifikuar për 25 shtator në Etihad Arena, është anuluar. Sipas raportimeve, platforma Ticketmaster ka njoftuar anulimin e koncertit, pa bërë të ditur një datë të re.
Të dyja aktivitetet ishin shtyrë më herët për shkak të situatës së sigurisë në rajon dhe vështirësive në transportin ajror. “Offlimits Music Festival” ishte planifikuar fillimisht për 4 prill, ndërsa koncerti i Aguilera-s për 24 prill.
Anulimet vijnë në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, të cilat kanë ndikuar në jetën kulturore, turizëm dhe organizimin e eventeve ndërkombëtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Burimi;https://english.aaj.tv/news/330468623/shakira-christina-aguilera-concerts-in-abu-dhabi-cancelled
Foto;https://www.instagram.com/shakira/?hl=en