ShowBiz

Luiz Ejlli rikthehet në ekran me “Live me Luizin”, Kiara Tito reagon me humor

Luiz Ejlli po përgatitet për një rikthim të ri në ekranin e Top Channel. Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania” do të vijë në drejtimin e programit “Live me Luizin”, i cili pritet të transmetohet në prime time.

Spoti promovues i emisionit është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e artistit. Projekti i ri televiziv ka ngjallur menjëherë kureshtje, ndërsa publiku pret të mësojë më shumë detaje për formatin dhe të ftuarit që do të jenë pjesë e programit.

Mes shumë komenteve në postimin promovues, një nga reagimet që ka tërhequr më tepër vëmendjen është ai i Kiara Titos. Moderatorja dhe bashkëshortja e Luizit ka zgjedhur ta mbështesë partnerin e saj me një mesazh me nota humori.

“Plaste syri i keq”, ka shkruar Kiara në koment, duke lënë të kuptohet se suksesi i ri i Luizit duhet “mbrojtur” nga energjitë negative. Ajo nuk është ndalur me kaq, pasi në një koment tjetër ka vendosur katër emoji hudhre, simbol që përdoret shpesh në mënyrë humoristike për largimin e syrit të keq.

Reagimi i saj është pritur me buzëqeshje nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar mbështetjen që Kiara i jep Luizit në çdo projekt të ri. Çifti vazhdon të jetë një nga më të komentuarit në showbizin shqiptar, ndërsa çdo postim apo paraqitje e tyre në rrjete sociale kthehet shpejt në temë diskutimi.