Michelle Obama ka ndarë disa këshilla të rëndësishme për gratë gjatë një bisede të hapur me aktoren dhe prezantuesen Keke Palmer. Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara foli për mëmësinë, martesën, ambicien dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit personal.
E ftuar në podcastin “Baby, This Is Keke Palmer”, Michelle tregoi se gratë përballen shpesh me pritshmëri dhe përkufizime të vendosura nga shoqëria. Sipas saj, është thelbësore që secila të njohë vlerën e vet dhe të mos lejojë që të tjerët t’i përcaktojnë rrugën.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për kapitullin e ri të jetës së saj, pasi vajzat janë rritur, si dhe për lirinë që ka zbuluar gjatë kësaj periudhe. Michelle theksoi rëndësinë e vetëbesimit, sinqeritetit dhe të shprehurit pa frikë.
Biseda preku gjithashtu martesën, miqësitë dhe sfidat e mëmësisë. Obama këshilloi gratë të mos humbasin veten brenda roleve që mbajnë në familje apo në shoqëri, por të vazhdojnë të kujdesen për ëndrrat dhe nevojat e tyre.
Intervista ka tërhequr vëmendje të madhe në internet, duke grumbulluar qindra mijëra shikime dhe reagime pozitive nga ndjekësit.