Akil Varfi ka folur hapur për eksperiencën e tij në “Ferma VIP”, duke e cilësuar pjesëmarrjen në reality show si “gabimin më të madh të jetës”.
I ftuar në një intervistë, Varfi nuk është ndalur vetëm te përvoja e tij në fermë, por ka komentuar edhe figurat e njohura të ekranit shqiptar. Ai është shfaqur pa dorashka në vlerësimet e tij, duke folur për personazhe që, sipas tij, meritojnë më shumë vëmendje publike dhe të tjerë që kanë marrë më shumë famë nga sa e justifikon karriera e tyre.
Gjatë bisedës, ai ka zgjedhur të flasë i maskuar, duke e bërë intervistën edhe më të komentuar. Varfi ka përdorur tone ironike dhe batuta, ndërsa një prej deklaratave që tërhoqi më shumë vëmendje ishte:
“Ferma, gabimi më i madh i jetës. Më mungon vetëm një vjehërr ambasador.”
Deklarata e tij është komentuar gjerësisht, pasi Akil Varfi njihet për mënyrën e drejtpërdrejtë me të cilën shpreh mendimet. Edhe këtë herë, ai nuk ka kursyer kritikat dhe ka hedhur dritë mbi disa prej prapaskenave e perceptimeve që krijohen rreth famës në showbizin shqiptar.