ShowBiz

Rizarta Hoxha sqaron videon e puthjes: “Është më shumë se dy vite e vjetër”

Rizarta Hoxha ka reaguar publikisht pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqej duke u puthur me një djalë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rizarta ka sqaruar se pamjet nuk i përkasin periudhës së fundit, por janë realizuar më shumë se dy vite më parë. Ajo ka shprehur pakënaqësinë për komentet dhe reagimet që videoja ka nxitur.

“Video është më shumë se 2 vite e vjetër. Jeni njerëz mizorë. Një vajzë ka të drejtë të njohë njerëz. Shpresoj t’ju kthehet njësoj gjithë kjo që po bëni!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i saj ka vijuar edhe pas një pyetjeje të bërë nga një ndjekës, i cili pretendonte se Rizarta ishte parë me një tjetër djalë gjatë qëndrimit të saj në Como të Italisë.

Ajo ka sqaruar se personi që e shoqëronte në atë udhëtim ishte brand manager i Benian, duke theksuar se kjo mund të vërtetohet edhe përmes postimeve dhe fotove të publikuara në Instagram.

“Po, në Como isha me brand manager të Benian. I ke postimet dhe fotot në Instagram. Keni ndonjë pyetje tjetër, cili djalë është afruar në rrezen time?”, është përgjigjur Rizarta me ironi.

Me këtë reagim, ajo ka kërkuar t’u japë fund aludimeve për jetën e saj private dhe ka nënvizuar të drejtën e saj për të njohur njerëz pa u vënë në shënjestër të komenteve.