ShowBiz

Lady Gaga bëhet nënë për herë të parë

Adhuruesit e Lady Gaga-s e kanë thirrur prej kohësh “Mother Monster” (Nëna Monstër), por tani këngëtarja e njohur është bërë zyrtarisht nënë në jetën reale.

Fituesja e çmimeve Grammy, 40 vjeç, dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Këngëtarja e popit ka folur shpesh në të kaluarën për dëshirën e saj të madhe për të krijuar familje:

Çifti u lidh për herë të parë në fillim të vitit 2020, pasi u fotografuan duke u puthur gjatë festës së Vitit të Ri në Las Vegas, për ta bërë më pas lidhjen zyrtare në Instagram gjatë Super Bowl 2020 në Miami.

Gjatë pandemisë së COVID-19, ata kaluan karantinën së bashku, element që e forcoi edhe më shumë lidhjen e tyre. Përveç jetës personale, dyshja ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe te filantropia. Polansky shërben si drejtor ekzekutiv i Institutit Parker për Imunoterapinë e Kancerit, ndërsa Gaga drejton fondacionin Born This Way për shëndetin mendor që nga viti 2012.

Njoftimi për fejesën e tyre erdhi në korrik të vitit 2024 gjatë Lojërave Olimpike në Paris, ku Gaga u kap në video duke ia prezantuar Polansky-n Kryeministrit të atëhershëm francez, Gabriel Attal, si “i fejuari im”.

Burimi;https://www.instagram.com/ladygaga/?hl=en

Foto;https://www.instagram.com/ladygaga/?hl=en