Samsung i është kundërpërgjigjur Dua Lipës në betejën ligjore për përdorimin e paautorizuar të imazhit të këngëtares në kutitë e televizorëve të kompanisë.
Gjiganti i teknologjisë ka kërkuar nga gjykata rrëzimin e padisë prej 15 milionë dollarësh, rreth 13 milionë euro, të ngritur nga artistja me origjinë shqiptare.
Sipas dokumenteve të reja gjyqësore, të siguruara nga Rolling Stone, avokatët e Samsung argumentojnë se Dua Lipa nuk ka bazë ligjore për të vijuar çështjen. Ata pretendojnë se përdorimi i imazhit të saj nuk sugjeron në asnjë mënyrë se këngëtarja mbështet apo promovon televizorët e kompanisë.
“Nuk ka asgjë që sugjeron se paditësja i mbështet ose i promovon televizorët”, kanë argumentuar përfaqësuesit ligjorë të Samsung në parashtresën e dorëzuar në gjykatë.
Padia lidhet me pretendimin e Dua Lipës se imazhi i saj është përdorur pa leje në materialet e paketimit të produkteve të Samsung. Tashmë pritet që gjykata të vendosë nëse kërkesa e kompanisë për rrëzimin e çështjes do të pranohet ose nëse procesi ligjor do të vijojë.
Burimi;https://www.instagram.com/dualipa/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/dualipa/?hl=en