Brikena Selmani ka reaguar pas aludimeve që kanë qarkulluar gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo mund të ishte në pritje të ëmbël.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” ka vendosur ta sqarojë personalisht situatën, duke mohuar kategorikisht zërat për një shtatzëni.
Në një prej grupeve të mbyllura ku komunikon me fansat, Brikena u bëri thirrje ndjekësve që të mos vazhdojnë të shpërndajnë informacione të pakonfirmuara.
“Unë nuk jam shtatzënë. Ju lutem, mos vazhdoni me aludime të pavërteta, përderisa nuk ka asnjë konfirmim nga ana ime”, shkroi ajo.
Modelja e përsëriti kërkesën edhe në një mesazh tjetër, duke theksuar se ndodhet vetë në grup dhe i lexon diskutimet që zhvillohen për të.
“Unë jam në grup dhe ju lutem, mos aludoni gjëra të pavërteta. Po jua kërkoj përsëri”, deklaroi Brikena.
Ajo u bë gjerësisht e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”, ku ishte një ndër personazhet më të komentuar. Para eksperiencës në reality show, modelja nga Kosova kishte marrë pjesë edhe në “Miss Grand International 2025”.
Prej disa javësh, Brikena po qëndron në Itali pranë familjes. Së fundmi, ajo publikoi edhe disa pamje nga Villa d’Este, pranë liqenit të Comos, të shoqëruara me mbishkrimin “Family time”.
Megjithatë, pas reagimit të saj të drejtpërdrejtë, Brikena u ka dhënë fund pikëpyetjeve: ajo nuk është shtatzënë dhe kërkon që aludimet e pakonfirmuara të mos vazhdojnë.