Reperi Mozzik feston sot, më 29 shtator, ditëlindjen e tij të 31-të. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet pranë një torte me qirinj në formën e numrit 31, ndërsa në krah ka partneren e tij, Lotina Hazirin.
Kjo ditëlindje e gjen çiftin në pritje të fëmijës së tyre. Lotina është shtatzënë dhe ardhja e bebit pritet së shpejti, ndaj festa e këtij viti ka një domethënie të veçantë për ta
Në videon e shpërndarë, Mozzik shihet duke fryrë qirinjtë në një atmosferë të qetë familjare. Pamjet sjellin një moment nga jeta private e reperit, teksa ai feston ditëlindjen pranë Lotinës, pak para se familjes së tyre t’i bashkohet një anëtar i ri.