Dua Lipa, Pedro Pascal dhe Nicole Kidman shkaktuan mjaft zhurmë me praninë e tyre në shfaqjen e modës Chanel Pranverë/Verë 2027, gjatë Javës së Modës në Paris.
Këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq me një veshje të veçantë të shtëpisë franceze të modës, të mbuluar me qëndisje lulesh në nuanca të kuqe dhe rozë.
Paris Fashion Week e ka rikthyer Dua Lipën në një qytet me të cilin ajo ka krijuar prej kohësh një lidhje të veçantë.
Paraqitja në Chanel vjen në një periudhë me ekspozim të lartë ndërkombëtar për Dua Lipën, e cila vazhdon të ndërthurë muzikën me praninë e saj në eventet më të rëndësishme të modës botërore.