ShowBiz

Dua Lipa lë pas Londrën dhe synon Milanon, luks apo strategji financiare?

Dua Lipa mund të largohet nga Londra për t’u vendosur në Milano, një nga qytetet më të njohura të Italisë. Sipas mediave italiane, këngëtarja po mendon të transferohet në fillim të vitit 2027, ndërsa përveç stilit të jetesës, një faktor që mund të ndikojë në këtë vendim është edhe përfitimi financiar.

Italia ofron një regjim të veçantë tatimor për personat me të ardhura të larta nga jashtë vendit. Sipas këtij sistemi, ata që plotësojnë kushtet mund të përfitojnë nga një taksë fikse vjetore prej 300 mijë eurosh.

 Deri më tani, Dua Lipa nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për një zhvendosje të mundshme. Megjithatë, Milano është kthyer në një destinacion tërheqës për njerëzit e pasur dhe personazhet e njohur ndërkombëtarë, mes tyre edhe modelja Naomi Campbell.

Sipas të dhënave të raportuara nga Assonime, në fund të vitit 2025 rreth 2.500 persona përfitonin nga ky regjim fiskal në Itali. Ndërkohë, kompania e këngëtares, Radical Ltd, raportoi të ardhura prej 23.3 milionë paundësh gjatë vitit 2024.

Nëse plani bëhet realitet, Dua Lipa mund t’u bashkohet personazheve të tjerë të njohur që kanë zgjedhur Milanon për kombinimin e jetës luksoze me avantazhet financiare që ofron sistemi tatimor italian.