Roza Lati ka zbuluar se ajo dhe nëna e saj, aktorja Rita Lati, kanë refuzuar një ftesë për t’u bërë pjesë e “Ferma VIP”. Gjatë intervistës në emisionin “Me Nder Jush”, në Andale Media, moderatorja e lidhi vendimin me praninë e Arbana Osmanit në drejtimin e programit.
“Unë dhe mamin na kërkuan te Ferma dhe refuzuam kur mora vesh që ishte Arbana që prezantonte”, u shpreh ajo.
Duke shpjeguar arsyen, Roza vlerësoi aftësitë e Osmanit përpara kamerës, por shprehu rezerva për mënyrën e bashkëpunimit në prapaskenë. Sipas saj, moderatorja ka prirjen të kërkojë vëmendjen kryesore në drejtimin e ekranit.
Në të njëjtën intervistë, Lati foli edhe për trajtimin e figurave me përvojë në televizion. Ajo u shpreh se shumë profesionistë nuk po vlerësohen siç meritojnë, duke përmendur Albana Osmanin si një nga emrat që mungojnë në ekran.
Për mungesën e saj televizive, Roza shpjegoi se shkak kanë qenë kryesisht mosmarrëveshjet mbi kushtet e bashkëpunimit. Sipas saj, përvoja profesionale e ka bërë më përzgjedhëse ndaj angazhimeve që pranon.