Selin Bollati ka ndarë detaje nga jeta e saj me partnerin, Gimbon, duke treguar se tashmë jetojnë së bashku në Tiranë dhe po e shijojnë këtë fazë të marrëdhënies.
E ftuar në emisionin “Wake Up”, ajo rrëfeu se bashkëjetesa nuk kishte qenë një vendim i planifikuar paraprakisht. Sipas saj, ky hap erdhi natyrshëm, ndërsa të dy nisën të kalonin gjithnjë e më shumë kohë së bashku.
“Është një fazë që po e shijoj shumë. Ka ardhur në momentin e duhur dhe shumë natyrshëm”, u shpreh Selin.
Ajo shpjegoi se nuk kishin përcaktuar një moment për të nisur jetesën në të njëjtën shtëpi, por marrëdhënia i çoi gradualisht drejt këtij ndryshimi.
Gjatë bisedës, Selin foli edhe për mënyrën se si angazhimet profesionale ndikojnë në përditshmërinë e çiftit. Duke qenë se kanë profile të ndryshme dhe një ritëm të ngarkuar, shtëpia është vendi ku arrijnë të gjejnë kohën për njëri-tjetrin.