Aktualitet, ShowBiz

Çfarë lidh Elia Zaharian me Sadije Berishën?

Elia Zaharia dihet se prej kohësh menaxhon fondacionin “Mbretëresha Geraldine”. Këtë herë ajo ka zgjedhur të restaurojë një kopsht në Zall Shoshaj. Mesa duket ish bashkëshortja e Shkëlzen Berishës paska pasur një ndjenjë humanizmi të cilën nuk e kemi njohur më parë, ose ndoshta s`na ka rastisur.

Ka qënë pikërisht Sadija, e cila njihet prej kohësh si një kuzhiniere e zonja, e cila ka botuar një libër me receta ëmbëlsirash dhe të gjitha të ardhurat e gjeneruara i ka dhuruar për fondacionin “Mbretëresha Geraldine”. Elia Zaharia e ka falënderuar publikisht mikeshën e saj, për xhestin kaq human.

Përgëzime të dyja Zonjave për angazhimin që kanë marrë përsipër dhe e kanë përfunduar me sukses! Ndihemi më pozitiv dhe më të mirë me lajme si këto!

Burimi i fotos së Sadijes: https://durreslajm.com/sites/default/files/artikuj/sadija%204.jpg