ShowBiz, Sport

Nga kush po pret mesazh Anthony Joshua?

Jo të gjithë kemi fatin që të kemi pranë dikë në ditën e dashurisë që njihet në të gjithë botën si dita e Shën Valentinit. Madje edhe për fytyrat publike vlen një gjë e tillë.

Sa do reputacion të kesh ti prap se prap ndjen një lloj mungese kur nuk ke pranë atë që do.

Por e tillë është jeta, ndonjëherë duhet të presim për kohën dhe njeriun e duhur, sepse kush ngutet në realitet nuk merr asgjë përveç hidhërimit dhe vuajtjes.

Zemër thyer po ndjehet edhe boksieri i njohur Anthony Joshua, ku kulmin e famës së tij ka pak kohë që e ka arritur. Shquhet për trupin e tij muskuloz dhe të fortë.

Me ushtrime strikte dhe me ndjenjën e vullnetit që ka, ai ka arritur të pushtojë të gjithë, por si duket ai është shumë i dobët në dashuri.

Këtë e ka vërtetuar në një postim që ka bërë në rrjetin social Instagram. Ai si duket nuk ka të dashur dhe kjo gjë e ka pikëlluar atë. Por për të ngushëlluar vetën ai ka bërë një shaka për ditën e Shën Valentinit.

I zhveshur nga pjesa lart e trupit, duke treguar muskujt karakteristik të tij është ulur në një karrige dhe po pret diçka.

Si duket atij nuk po i realizohet ajo se çfarë po kërkon. Si me ironi ai shkruan “Ulur në karrigen time, duke pritur të pranoj mesazhat e mi për Shën Valentinin, mendoj se telefoni im është thyer”.

Kjo foto ka krijuar batuta të shumta mes ndjekësve të tij të cilët me komentet e tyre qesharake filluan ta ngushëllonin Joshuan.

https://www.instagram.com/p/BfLqrxUl2Jx/?taken-by=anthony_joshua

Linku: https://www.instagram.com/p/BfLqrxUl2Jx/?taken-by=anthony_joshua

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BayjvhMDZQ0/?taken-by=anthony_joshua