ShowBiz, Sport

Sot prezanton përkrah Manushit, por si shprehej Nevina për emisionet sportive, vetëm pak kohë më parë

Pas lajmit se nuk do ta prezantonte më “Jo vetëm modë”, Nevina Shtylla u bë mjaft e përfolur dhe e komentuar në media. Vetëm pak kohë më parë u zbulua se Nevina do të bëhej pjesë e “Proçesit sportiv” dhe sot ajo prezantonte krah Edi Manushit.

Mirëpo në qershor të këtij viti, e ftuar në “Pop Culture”, Nevina u shpreh se një emision sportiv nuk do ta prezantonte kurrë, një deklaratë që bie ndesh me angazhimin e saj sot në “Proçesin sportiv”.

E pyetur nga Dojna Mema në “Pop culture” nëse ka një format që nuk do ta prezantonte kurrë, Nevina ka zgjedhur formatet standarte të futbollit. “Unë personalisht deri më sot nuk i kam pranuar sepse nuk jam e prirur ndaj futbollit dhe e di që do ndodhesha artificialisht në një format të tillë. Do ishte një sforco shumë e madhe. Sidomos femrat që nuk janë eksperte të këtij sporti.

Do mbetesh gjithmonë ajo vajza e bukur që je plotësuese e atij mashkullit që të kanë vënë në krah që është ekspert i futbollit. Sado që të mundohesh nuk do të shohin asnjëherë si të barabartë, as teleshikuesit, as të ftuarit kështu që do të ishte pak e lodhshme për mua. Do gjykohej kjo pjesa: Është një vajzë e bukur prandaj është aty”, është shprehur asokohe Nevina.

Link: https://youtu.be/k-65L2jApfM?t=142

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/procesisportiv/photos/a.469028189825317/2045002898894497/?type=3&theater