Këto ditë në mediat sociale qarkulloi një video, ku protagonist ishin çifti i njohur Jay Z dhe Beyonce dhe një grua misterioze. Sipas The People, gruaja quhet Nicole Curran dhe është bashkëshortja e pronarit të Golden State Warriors, Joe Lacob.
Madje mediat kanë zbuluar edhe bisedën që u zhvillua ndërmjet tyre. Mësohet se Curran u shpreh se pas incidentit ajo është përballur me kërcënime në rrjetet sociale, aq sa është detyruar që të mbyllë llogaritë e saj.
Curran rrëfeu për gazetaren ESPN, Ramona Shelburne, se ndërveprimi midis saj dhe Jay Z, ishte krejtësisht i padëmshëm. Curran kishte ftuar JAY-Z dhe Beyoncé në ndeshje dhe kështu që të mërkurën mbrëma ajo i ofroi pije, pasi ata ishin mysafirët e saj, tha ajo për Shelburne.
“Beyoncé kërkoi ujë, ndërsa rapper i kërkoi një sodë vodka”, shpjegoi Curran. Në ato momente për shkak se zhurma ishte e madhe, u perkula për ta pyetur, JAY-Z nëse donte limon.
Përkundër reagimit të dukshëm të Beyoncé, Curran shtoi se “nuk kishte armiqësi” mes saj dhe çiftit të njohur të muzikës.
“Unë thjesht po përpiqesha të isha një mikpritëse e mirë”- shtoi ajo.
Link: https://people.com/music/beyonces-publicist-calls-out-fans-for-attacking-nicole-curran/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByYqTK-H-Lz/