Futbollisiti i njohur i kombëtares së Gjermansisë, Mesut Ozil, është martuar të premten në Stamboll me aktoren e famshme turke Amine Gulse.
Celebrimi i Mesut Ozil është kryer nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i njohur si njeri i afërt i futbollistit.
Ozil 30-vjeçar, i cili ka rrënjët familjare turke, nxiti polemika vitin e kaluar kur u fotografua me Erdogan, duke ngritur pyetje rreth besnikërisë së futbollistit ndaj Gjermanisë në prag të paraqitjes së tyre në Kupën Botërore 2018.
https://www.instagram.com/p/BybGIE3oaeS/
https://www.instagram.com/p/BybPhFQornK/
Link: https://www.instagram.com/p/BybPhFQornK/
Udhëheqësi turk mbërriti herët, gjatë ceremonisë, e cila u mbajt mbrëmjen e kaluar në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit, për të parë mesfushorin e Arsenalit të martohej me të fejuarën e tij, ish-miss Turiqinë Amine Gulse.
Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine, u shfaqën të buzëqeshur duke qëndruar pranë çiftit të ri, pasi martesa e tyre u formalizua.
Ish-Miss-i dukej e mrekullueshme me fustanin e bardhë dhe me një kurorë në kokë. Nusja u mor nga shtëpia me shumë aheng dhe të ftuar.
Ceremonia madhështore u bë në sfondin blu të bregdetit, me një pamje si në përralla, e organizuar në mjaft detaje.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BybEpYsiB9p/