Këngëtarja e njohur Mariah Carey, është përfolur përgjatë viteve, për jetën e saj sentimentale, por në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka pohuar se jeta e saj personale nuk ka qenë aspak interesante.
Madje 49-vjeçarja e konsideron veten si ‘të matur’ në raport me meshkujt që ka pasur në jetën e saj.
Mariah Carey, e cila është përfolur edhe për lidhjet e saj me burra më të rinj në moshë, tha se ka më shumë për të rrëfyer për këto që përflitet.
“Nuk kam pasur shumë, por kanë qenë në periudha të ndryshme”,- tha Mariah për Cosmopolitan. “Unë kam fjetur vetëm me pesë burra në jetën time, kështu që jam paksa “e matur”, me ndershmëri, krahasuar me shumi të tjerë rreth e rrotull”.- u shpreh ajo.
Ajo nuk përmendi emrat e tyre, por ish-burrat e saj janë Tommy Mottola, 69 vjeç dhe Nick Cannon, 38 vjeç.
https://www.instagram.com/p/Byqtrm0gpk5/
Link: https://www.instagram.com/p/Byqtrm0gpk5/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByqvH8fAP3o/