Vajzat e showbizit gjithmonë e më shumë i shikojmë të kuruara në çdo dalje të tyre.
Ata janë kthyer në një influencë të madhe për të gjithë ndjekësit dhe çdo veprim i tyre ka tendencë të imitohet nga një pjesë e madhe.
Veshja është një moment sfidues për çdo vajzë ku shpesh përballë garderobave gjigande nuk dinë çfar të veshin në mënyrë që të jenë sa më IN në çdo stinë.
Gjatë një hulumtimi në Instagram kuptojmë se ngjyra e bardhë vijon ti mbijetojë çdo tendence dhe me një kombinim të thjeshtë të bën të ndihesh mjaft e freskët.
Vajzat e showbizit që na treguan se e bardha e ka të vështirë që të dalë nga moda janë:
Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të thjeshtë që e bën të duket mjaft këndshëm.
Alketa Vejsiu ngjyrën e bardhë e ka një nga të preferuarat e saj dhe shpesh e shikojmë të shkëlqejë në daljet e saj.
Klea Huta gjatë këtij sezoni ka preferuar që të shfaqet në skenë si prezantuese nën sharmin e ngjyrës së bardhë.
Moderatrja Bieta Sula ka ndarë disa poza të këndshme ku shfaqet e veshur me një fustan bezhë të hapur që anon shumë nga e bardha.
Adrola Dush po ashtu në daljet e fundit ka preferuar që të shkëlqejë nën petkun e ngjyrës së bardhë.
Marina Vjollca në disa dalje të saj ka preferuar të bardhën përpara çdo ngjyre tjetër.
Linku: https://www.instagram.com/p/COsK2UoL6Mh/
https://www.instagram.com/marina_vjollca/
https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/alketavejsiu/
https://www.instagram.com/bietasulo/
https://www.instagram.com/kleahuta/