Këngëtari Bob Dylan akuzohet për abuzim seksual të një vajzë 12-vjeçare në vitin 1965. Gruaja e cila e ka akuzuar artistin 80-vjeçar, pretendon se Dylan i ka dhënë drogë dhe alkool para se ta abuzonte seksualisht. Gruaja, tani 68 vjeçare, akuzon kantautorin për abuzim seksual dhe shkaktim shqetësimi emocional.
Padia, e paraqitur pretendon se Dylan, i lindur si Robert Allen Zimmerman, “shfrytëzoi statusin e tij si muzikant duke e mashtruar JC për të fituar besimin e saj dhe për të marrë kontrollin mbi të si pjesë e planit të tij për ngacmim dhe abuzim “.
Ajo pretendon “ofrimin e drogës, alkoolit dhe kërcënimeve për dhunë fizike”, duke e lënë atë të dëmtuar emocionalisht dhe të dëmtuar psikologjikisht edhe sot e kësaj dite.
Një përfaqësues i Dylan tha në një deklaratë për mediat, “Pretendimi i 68-vjeçares është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë.” Çështja do t’iu kalojë instancave përkatëse të cilat pasi të hetojnë do të japin verdiktin përfundimtar.
Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-58239195
Burimi i fotos: https://www.bbc.com/news/