Shpëtim Saraçi është një nga kompozitorët më të spikatur në vendin tonë. Pak më parë artisti është përballur me një incident në plazh i cili gati kushtoi jetën.
Ai u shpëtua në mes të dallgëve nga roja i plazhit, që shkoi për ta shpëtuar.
Në një njoftim nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, thuhet se 10 minuta para se të mbyllte turnin vrojtuesi Ismet Keta ka dëgjuar britma për ndihmë nga dy miq të kompozitorit.
Ai është drejtuar menjëherë drejt plazhit publik dhe ka hyrë mes dallgëve për të shpëtuar Saraçin, i cili kishte mbetur në një gropë të krijuar nga rrymat e ujit dhe ishte në rrezik për jetën.
Pas 20 minutash “betejë” me dallgët, vrojtuesi ka arritur që ta nxjerrë nga uji.
Federata njoftoi se bëhej fjalë për një “personazh që i ka dhënë shumë publikut nëpërmjet ekranit dhe do të vazhdojë t’i japë’ burime pranë Panoramës zbuluan emrin e tij.
Linku: https://www.instagram.com/shpetimsaracii/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/