ShowBiz, Sport

Komplikohet lindja, Cristiano Ronaldo dhe Georgina humbin një nga binjakët

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij ndajnë lajmin e trishtë me ndjekësit. Një nga foshnjet e tij binjake vdiq gjatë lindjes.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë”, njoftuan ylli i futbollit dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, në një deklaratë të përbashkët në rrjetet sociale.

“Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, vazhduan ata, duke konfirmuar se vajza e tyre mbijetoi.

Çifti e përfundoi mesazhin e tyre duke falenderuar mjekët dhe infermierët që i ndihmuan gjatë kohës që ishin në spital dhe kërkuan privatësi teksa pikëlloheshin.

“Djali ynë, ti je engjëlli ynë”, përfunduan ata. “Ne do të të duam gjithmonë.”

Ylli i Manchester United dhe Rodriguez, 28 vjeç, njoftuan në tetor se ishte shtatzënë me binjakë.

‘Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri mezi presim t’ju takojmë.’

https://www.instagram.com/p/CcgHsWLLaf5/

Linku: https://pagesix.com/2022/04/18/cristiano-ronaldo-announces-baby-boy-died-during-childbirth/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/georginagio/