Facebook-u po përpiqet të mbrojë përdoruesit e tij duke goditur adresat fake që lënë komente të rreme kryesisht në faqet e bizneseve. Facebook ka ndërmarrë masa kundër këtyre abuzimeve. Patforma ka përditësuar politikën e saj të komenteve.
Udhëzimet e reja ndalojnë aksesin e përdoruesve që komentojnë negativisht për të marrë rimbursime ose pagesa të tjera falas nga një biznes ku sipas tyre nuk kanë ngelur të kënaqur nga shërbimi. Tek rishikimet e Facebook-ut nuk përfshihen vetëm komentet negative, por edhe ato pozitive të cilat manipulohen nga vetë bizneset që paguajnë disa përdorues për të lënë komente të tilla me qëllim rritjen e shitjeve të produkteve të tyre.
Nëse një klient ose biznes shkel rregullat e vendosura nga Facebook, atëherë platforma do të ndalojë aksesin dhe do të pezullojë reklamimin e produkteve të tyre. Shkelësve të përsëritur mund t’u bllokohen llogaritë e tyre në Facebook.
Burimi i fotos: pexels.com