ShowBiz, Sport

Cristiano Ronaldo: E kam mbajtur hirin e djalit tim në shtëpi, flas me të çdo ditë

Portugezi është shprehur për kohën e vështirë që kaluan ai dhe Georgina Rodriguez pas vdekjes së djalit të tyre gjatë lindjes.

Cristiano Ronaldo: E kam mbajtur hirin e djalit tim, flas me të çdo ditë.

Cristiano Ronaldo ka folur për një nga momentet më të këqija të jetës së tij. Superylli portugez i futbollit humbi një nga binjakët që ai dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez prisnin në prill gjatë lindjes.

Ronaldo ka rrëfyer se nuk dinte si të reagonte dhe se nuk mund ta kuptonte arsyen që i kishte ndodhur kjo tragjedi.

Është një moment i vështirë, sepse ne nuk e kuptonim pse po na ndodhte kjo. Ishte e vështirë. Të them të drejtën, ishte e komplikuar të kuptosh se çfarë po ndodhte në atë moment. Futbolli nuk ndalet, kishim shumë garat. Por ai… Ishte momenti më i vështirë që kemi vuajtur, veçanërisht Gio. Ishte e vështirë.

Ronaldo shpjegoi gjithashtu se si ishte të përjetoje lindjen e një fëmije ndërsa dëshmonte vdekjen e një tjetri.

“Ndonjëherë përpiqem t’i shpjegoj familjes sime dhe miqve më të ngushtë se kurrë nuk jam ndjerë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë,” tha Ronaldo.

“Është e vështirë të shpjegosh. Nuk e di nëse do të qash apo do të buzëqeshësh, sepse është diçka ndaj të cilës nuk di si të reagosh, nuk di çfarë të bësh”.

Ronaldo gjithashtu pranoi se qau teksa kujtoi momentin kur ai dhe Georgina Rodriguez arritën në shtëpi pas lindjes së njërit prej binjakëve dhe vdekjes së tjetrit.

“Gio erdhi në shtëpi dhe fëmijët filluan të pyesnin ku është foshnja tjetër, ku është foshnja tjetër? ka deklaruar Ronaldo.

Ronaldo zbuloi se ka mbajtur hirin e djalit të tij dhe ata janë së bashku me të atin, i cili vdiq në vitin 2005, në një kishëz të krijuar në bodrumin e shtëpisë së tij.

Linku: https://www.marca.com/en/football/manchester-united/2022/11/16/6374b7ae268e3e6c228b4567.html

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/cristiano/