Arta Bajrami është e njohur si Mbretëresha shqiptare në R&B. Kjo sepse ajo ishte ndër të parat këngëtare në Shqipëri dhe Ballkan që këndoi këtë rrymë. Ka pasur këngë vërtet të njohura në fillimet e karrierës së saj, duke kënduar R&B. Megjithatë kohët e fundit është vënë re që Arta po lëvron edhe në stile të tjera muzikore.
Nëse do të bënim një klasifikim, përsa i përket rrymave muzikore sot, do të ishte e vështirë ta klasifikonim Artën. Ajo në fakt gjatë viteve të fundit, qëkur është futur në muzikën popullore i ka ndjerë lezetin dasmave, e pse jo kush nuk ia ndjen lezetin lekut? Padyshim që ajo është pjesë e të dyjave, por ku më shumë e ku më pak, s`mund ta përcaktojmë.
Një gjë është për t`u admiruar, Arta është konsideruar gjithmonë këngëtare me zë të fuqishëm prandaj edhe në moderne edhe në popullore asaj i shkon.Pavarësisht se çfarë zgjedh të këndojë, ne i urojmë suksese në vazhdimësi!