Kosova vuajti gjatë e pa faj. Vitet e luftës së pamëshirshme, që shkaktuan dhimbje të pashërueshme, nuk harrohen lehtë. Sepse lufta nuk lë vetëm të vrarë fizikisht. Ajo vret edhe shpresën, dëshirat, pasionin, e shpesh edhe artin. Një rast i tillë, i vrasjes së artit, është i patreguar kurrë më parë.
Sinan Vllasaliu i njohur për dashurinë e madhe për vendin e tij, gjatë viteve të luftës realizoi dy këngë. Një prej tyre ishte “Babi pse brengosesh” dhe tjetra “Kosova kurr nuk bahet Shkin”. Të dyja këngët ishin kushtuar luftës dhe idealeve të popullit tonë.
Kaq mjaftoi për policinë e asaj kohe të përbërë nga Serb për të trokitur në derën shtëpisë së artistit Sinan për ta tërhequr zvarrë, rrahur e dërguar në Polici. Ka qënë kjo ngjarje makabër e kryer kundrejt tij vetëm për ato dy këngë, të cilat kishin vetëm dashuri për atdheun dhe asgjë më shumë.
Shumë janë torturuar dhe kanë marrë sërisht përsipër të rrezikojnë në ato vite vetëm për atdheun. Historia e Sinanit edhe pse e pa rrëfyer më parë do të mbetet përgjithmonë në historinë e atyre që kanë dashur të shtypin idealet dhe artin e këtij kombi.
Përpos përpjekjeve, askush se zbehu dashurinë e artistit për Kosovën, përkundrazi e shumëfishuan atë.