Home ShowBiz Të dy drejt suksesit!
Të dy drejt suksesit!
0

Të dy drejt suksesit!

0
0

Përgjatë gjithë historisë së artit të muzikës shqiptare jemi njohur me motra të suksesshme. Këto lloje bashkëpunimesh në art kanë rezultuar gjithmonë të suksesshme. Mirëpo nuk ndodh vetëm kështu. Bashkëpunime të suksesshme mund të ketë edhe midis motrës dhe vëllait. Rasti më përfaqësues është ai i Mariola dhe Jurgen Kaçanit, vlonjatëve super të talentuar.

Si fillim këndoi Mariola, e rrugës së nisur prej saj iu bashkëngjit edhe Jurgeni. Sot ata janë një ndër motra – vëllai më i suksesshëm në botën e muzikës popullore. Qëkur janë bashkuar për të kënduar, thuajse nuk ndahen asnjëherë.

Madje së fundmi ata kanë realizuar edhe një këngë kushtuar dashurisë vëlla- motër me titullin: “Pret motra vëllanë”, e cila është pëlqyer nga të gjithë ato motra që kanë vëllezër, nga të gjithë ata vëllezër që kanë motra dhe nga të gjithë ata që fatkeqësisht nuk e kanë përjetuar këtë ndjesi sublime.

Më poshtë kënga kushtuar dashurisë së veçantë vëlla – motër

https://www.youtube.com/watch?v=49m4CJtx6gg