Home ShowBiz Cili është pengu i Mimi Kodhelit?
Cili është pengu i Mimi Kodhelit?
0

Cili është pengu i Mimi Kodhelit?

0
0

Mimi Kodheli e cila prej kohësh mban mbi supe drejtimin e një dikasteri aq të rëndësishëm siç është Ministria e Mbrotjes, padyshim që është një grua në karrierë dhe ka arritur shumë. Përveç paraqitjes së saj perfekte fizike dhe të qenurit aktive prej vitesh, sigurisht që ajo ka edhe pengje, ashtu si çdo njeri.

Një faktor që është prezentë në raste të ngjashme si edhe në rastin e saj është mungesa e kohës fizike. Sigurisht që për Mimin karriera ka bërë që të mos jetë pranë familjes aq shpesh dhe intesivisht sa çdo grua do të donte. Këtë peng të saj ajo e ka shprehur në një emision në të cilin ka qënë e ftuar ditët e fundit. Madje Mimi ka theksuar se ky peng do ta shoqërojë përgjatë gjithë jetës.
Pavarësisht përpjekjeve sfilitëse që çdo grua bën për familjen dhe karrierën, gjithmonë jeton me pendesën dhe pengun se dikujt s`i ka kushtuar mjaftueshëm kohë.

Burimi i fotos: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Mimi_Kodheli.jpg